Delta Dent | Rreth Nesh
113
page-template,page-template-full_width,page-template-full_width-php,page,page-id-113,woocommerce-no-js,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_grid_1300,footer_responsive_adv,columns-3,qode-theme-ver-17.2,qode-theme-bridge,qode_header_in_grid,wpb-js-composer js-comp-ver-5.6,vc_responsive

Kush jemi ne?


Delta Dent (est. IlBano Comapny ) i pёrkushtohet qё prej vitit 1992 zhvillimit tё tregut shqiptar nё fushёn e biznesit dentar, duke qenё pjesё aktive si e sektorit privat, ashtu edhe e atij publik. E para kompani e kёtij lloji e krijuar nё vendin tonё, vijon tё jetё edhe sot pas gati tre dekadash, lider nё tregun e Import-Exportit tё materialeve dentare.

Tё nxitur gjithmonё nga dёshira pёr t’i dhёnё tregut shqiptar njё gamё te gjerё e te shumёllojshme produktesh, duke krijuar kёshtu nje standart tё ri tё cilёsisё sё shёndetit oral, kemi qenё nё vazhdimёsi paraprijё e zhvillimit. Ne besojmё se nё fushёn e shёndetit oral, cilёsia e produktit fillestar ёshtё suksesi i njё pune tё frytshme nё kohё. Pёr pasojё jemi krenarё tё numёrojmё firma prestigjoze si Zhermack, Itena, Meta Biomed, Falcon, Zirkonzahn,ndёr ekskluzivitet e DD nё Shqipёri, e shumё bashkёpunime tё tjera afatgjata me firmat lider tё tregut botёror.


15 vjet
mundesimin e nje gamë të gjerë produktesh
lider në sektorin e produkteve
një prani ndërkombëtare në rritje
shërbimin ekskluziv per dentistet
Me një gamë të gjerë produktesh dhe me përvoje 15 vjecare, kompania jonë është lider në sektorin e produkteve Dentare . Gjithashtu ka një perspektivë të madhe dhe një përvojë solide me Departamentin e Kërkimit dhe Zhvillimit, i cili është rritur gjatë viteve ,fale eksperiencës tonë.

Misioni &Vizioni


Delta Dent pёrqёndrohet ne prurjen e inovacionit nё trajtimet dentare, duke importuar nё vijimёsi produkte avantguard pёr tregun tonё. Jemi gjithnjё nё kёrkim tё sё resё dhe perpiqemi tё jemi tё parёt qё bёjnё tё prekshme risitё.

Këto përpjekje të përqendruara në inovacion dhe cilësi kanë qenë efektive ,pasi Delta Dent është njohur si një lider në tregun e produkteve të dhëmbëve. Ka rritur aktivitetin e saj duke u bërë më e larmishme dhe duke mundёsuar të gjitha produktet dhe zgjidhjet e nevojshme për praktikën aktuale të dentistëve sot.

Historiku


Njёzet e shtatё vite mё parё, nevoja e tregut shqiptar u ndesh me pasionin e njё njeriu pёr tё zhvilluar njё biznes tё suksesshёm pas shumё dekadave nё pamundёsi , duke krijuar DD (IlBano Co.). Vendosёm kёshtu jo vetёm njё standart nё fushёn e tregtimit tё materialeve dentare, por krijuam dhe njё shembull pёr t’u ndjekur nё tё bёrit biznes nё njё treg e kohё ende tё veshtirё.
Duke u nxitur gjithnjё nga vlerat e parimet nё tё cilat besojmё, nё tё ardhmen synojmё tё jemi ende tё parёt nё shumёllojshmёrine e produkteve qё ofrojmё, duke i premtuar cdokujt mbi tё tё gjitha cilёsinё. Jemi gjithnjё nё kёrkim tё zgjerimit dhe pёrkryerjes nё inovacion e cilёsi.
Ju ftojmё tё kaloni kurdo pranё ambjenteve tona, me sigurinё se do tё gjeni cfarё kёrkoni nga farmacia juaj dentare

Certifikime


Kompania Delta Dent disponon certifikatat ISO 9001 dhe ISO 13485 të cilat garantojnë cilësinë për punën që kryejmë. Jemi lider në fushën e produkteve dentare dhe kënaqja e konsumatorit përbën qëllimin kryesor. Kompania vazhdimisht kërkon për të përmbushur nevojat në ndryshim të dentistëve, për të zhvilluar zgjidhje inovative për kujdesin dentar si dhe për të ofruar produkte konkurruese në aspektin e cilësisë dhe çmimit. Falë departamentit të Kërkimit dhe Zhvillimit, Delta Dent përfiton nga ekspertiza të forta teknike për të zhvilluar dhe importuar produkte të reja.